Deklarata Transhumaniste

  • (1) Njerëzimi do të pësojë ndryshime rrënjësore nëpërmjet teknologjisë në të ardhmen. Ne e parashohim mundësinë e rimodelimit të gjendjes njerëzore, duke përfshirë parametrat si pashmangësia e plakjes, kufizimet e intelektit njerëzor dhe artificial, psikologjia e pazgjedhur, vuajtja, dhe kufizimi ynë në planetin Tokë.
  • (2) Duhet bërë hulumtime sistematike për t’i kuptuar këto zhvillime të ardhshme dhe pasojat e tyre afatgjatë.
  • (3) Transhumanistët mendojnë se duke qenë të hapur dhe duke përqafuar teknologjitë e reja, e jo duke bërë përpjekje për t’i ndaluar ato, ne kemi shans më të mirë për t’i kthyer ato në dobinë tonë.
  • (4) Transhumanistët përkrahin të drejtën morale të atyre që dëshirojnë të shfrytëzojnë teknologjinë për t’i zgjeruar kapacitetet e tyre mendore dhe fizike (edhe ato riprodhuese) dhe për të përmirësuar kontrollin mbi jetën e tyre. Ne synojmë zhvillim personal përtej kufizimeve të tanishme biologjike.
  • (5) Gjatë planifikimit të së ardhmes është e domosdoshme të merret parasysh mundësia për progres dramatik në aftësitë teknologjike. Do të ishte tragjike nëse dobitë potenciale do të mbeteshin pa u realizuar për shkak të teknofobisë dhe ndalesave të panevojshme. Në anën tjetër, gjithashtu do të ishte tragjike nëse jeta inteligjente do të zhdukej si pasojë e ndonjë katastrofe ose lufte të bazuar në teknologji të avancuara.
  • (6) Ne duhet të krijojmë forume ku njerëzit do të mund të debatonin në mënyrë të lirë për atë që duhet bërë, dhe për rendin social ku mund të zbatohen vendime të përgjegjshme.
  • (7) Transhumanizmi përkrah mirëqenien e çdo qenieje të ndjeshme (qoftë ajo intelekt artificial, njeri, postnjeri, a kafshë jonjerëzore) dhe përqafon shumë parime të humanizmit modern. Transhumanizmi nuk e mbështet ndonjë parti, politikan a platformë politike të veçantë.

Personat që kanë kontribuar për përpilimin origjinar të këtij dokumenti janë:  Doug Bailey, Anders Sandberg, Gustavo Alves, Max More, Holger Wagner, Natasha Vita More, Eugene Leitl, Berrie Staring, David Pearce, Bill Fantegrossi, Doug Baily Jr., den Otter, Ralf Fletcher, Kathryn Aegis, Tom Morrow, Alexander Chislenko, Lee Daniel Crocker, Darren Reynolds, Keith Elis, Thom Quinn, Mikhail Sverdlov, Arjen Kamphuis, Shane Spaulding, Nick Bostrom

Kjo Deklaratë është ndryshuar dhe rimiratuar me votim të anëtarëve të SHBT-së, më 4 mars 2002, dhe më 1 dhjetor 2002. 

Posted by mrinesi on 2006/01/10 • (0) Comments
Search



This is the archive site for World Transhumanist Association content circa 1998-2009. Please see our new site at humanityplus.org.

Lingua
- Français
- Español
- Deutsch
- Suomi
- Italiano
- Russian
- more...